Ballina Kronika E rëndë/ Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, humb jetën 42...

E rëndë/ Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, humb jetën 42 vjeçarja

67
0

Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti