Drejtoria Teknike e FSHF ka vlerësuar teknikun e Egnatias, Edlir Tetova, si “Trajnerin e muajit shtator”, pas ecurisë fantastike të skuadrës rrogozhinase gjatë këtyre javëve.
Nën drejtimin e Tetovës, Egnatia ka arritur të fitojë të tria ndeshjet e zhvilluara në shtator, kundër Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.
Në një prononcim për fshf.org, Tetova u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke ia dedikuar trofeun stafit teknik dhe lojtarëve të tij
“Mendoj që është një trofe që na jep shtysë për më shumë.
Është afat shkurtër, po jam shumë i kënaqur.
Është dedikim për stafin tim sepse nuk fitohet i vetëm dhe për lojtarët e mi të Egnatias, që janë më të mirët” – tha Edlir Tetova.