Ballina Lifestyle ​Foshnja nga ballina Nevermind e Nirvana humb gjyqin

​Foshnja nga ballina Nevermind e Nirvana humb gjyqin

4
0

Spencer Elden, burri që u fotografua si një foshnjë katër muajsh për ballinën ikonike të albumit “Nevermind” të grupit Nirvana, ka humbur një gjyq në të cilin grupi e paditi për shpërndarje të pornografisë me fëmijë.

Elden u fotografua lakuriq duke notuar nën ujë në vitin 1991, dhe imazhi u bë një nga ballinat më të njohura në historinë e muzikës, raporton KosovaPress.

Në padinë e tij kundër grupit rok dhe fotografit Kirk Weddle, ai pretendoi se ishte shfrytëzim seksual. Megjithatë, gjykatësi vendosi se “as poza, as pika qendrore, as vendi, as konteksti i përgjithshëm nuk sugjerojnë që ballina e albumit përshkruan sjellje seksuale eksplicite”, transmeton BBC.

Elden ngriti për herë të parë padinë në vitin 2021, duke argumentuar se identiteti dhe emri i tij ishin “të lidhura përgjithmonë me shfrytëzimin seksual komercial që ai përjetoi si i mitur”.

Gjykatësi i Qarkut të SHBA-së Fernando Olguin e rrëzoi atë në vitin 2022 me arsyetimin se statuti i kufizimeve kishte skaduar, por një gjykatë apeli e rrëzoi atë vendim dhe i lejoi Elden të ngrejë sërish padinë.

Në vendimin e ri, gjykatësi gjithashtu mori në konsideratë faktorë të tillë si prania e prindërve të Elden në foto-sesion, fakti që fotografi ishte një mik i familjes dhe se Elden më parë kishte “pranuar dhe përfituar financiarisht nga shfaqja në ballinën e albumit”.

Një avokat i Nirvana tha se janë të kënaqur me vendimin e gjykatës. Ndërsa ekipi ligjor i Spencer Elden tha për Rolling Stone se ata “nuk pajtohen” me vendimin dhe njoftuan se do të apelojnë.