Ballina Politika Lapaj: “Nuk do të bëjmë marrëveshje me partitë opozitare, përveç se për...

Lapaj: “Nuk do të bëjmë marrëveshje me partitë opozitare, përveç se për kandidaten Edlira Çepani”

0
19

Adriatik Lapaj ka dalë kundër marrëveshjes mes partive opozitare për të propozuar një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme për 6 bashkitë.

Lapaj deklaroi se partia e tij është e gatshme të mbështesë një kandidat të pavarur, ose nëse nuk arrihet kjo, do të garojë vetë.

Ai komentoi gjithashtu një nga emrat e mundshëm për të kandiduar si përfaqësuese e opozitës, Edlira Cepanin, e cila ka qenë një nga themelueset e partisë “Shqipëria Behet”.

Lapaj dhe pse u shpreh kundër bashkimit me partitë opozitare theksoi se emrin që do të mbështeste nga marrëveshja e opozitës do të ishte vetëm ai i Çepanit.