Kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për gjendjen e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm një muaj pas inaugurimit të saj me bujë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka publikuar një foto nga ceremonia e inaugurimit, ku shfaqen Rama dhe Balluku duke promovuar përfundimin e rrugës. Në të njëjtin postim, ai ka ndarë edhe një foto tjetër ku duket një segment i rrugës i dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut.
berisha denoncim rruga qukes qafe plloce
Ai akuzon qeverinë për korrupsion dhe për përdorimin e projekteve infrastrukturore si fasadë propagandistike, ndërsa realiteti në terren tregon një histori tjetër.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka qenë një nga projektet më të gjata dhe të kontestuara infrastrukturore në vend, me vonesa të shumta dhe zgjatje të afateve për përfundimin e saj.