Ballina Kronika Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet...

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari në Kakavijë

28
0

Një 55-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro, pa i deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit A. Xh., ku u gjetën 53 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.