Ballina Europë Tërmeti 5 ballë në Detin Marmara/ Të paktën 17 persona në Stamboll...

Tërmeti 5 ballë në Detin Marmara/ Të paktën 17 persona në Stamboll kanë mbetur të plagosur për shkak të “panikut”

22
0

Tërmeti prej 5 ballësh të shkallës Rihter që tronditi Detin e Marmarasë mesditën e sotme u ndje fuqishëm edhe në Stamboll, ku la të plagosur të paktën 17 persona.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Davut Gul, 17 personat mbetën të plagosur vetëm për shkak të panikut.

“Nuk është raportuar ndonjë dëmtim, që prej 1 ore e gjysmë, dhe 17 persona janë lënduar nga paniku”, deklaroi Gul për mediat.

Sipas të dhënave nga Faqja Zyrtare e Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ishte me magnitudë 5 Rihter, me epiqendër në Detin e Marmarasë dhe me një thellësi fokale prej 6,71 kilometrash.