Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.
Duke folur në studion e lajmeve të “Ora News” këtë mëngjes, i pyetur nga moderatorja Lili Saraçi, deputeti Kume theksoi se i vëllai është arrestuar, por gjithkush është përgjegjës për jetën personale.
I gjendur i papërgatitur dhe në mongesë të plotë të informacionit mbi atë çfarë ka ndodhur, Kume u shpreh se:
Kume: U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.
Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe.