Ballina Kronika Vrasje me thikë në Tiranë, gjendet i pajetë 50-vjeçari

Vrasje me thikë në Tiranë, gjendet i pajetë 50-vjeçari

0
19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Babrrusë. Personi është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

© SYRI.net