Ballina Kronika Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë

Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë

18
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.