Autori dhe studiuesi shqiptar i Kosovës Gjon Keka ,i njohur tanimë me shumë botime të fushës së Historisë, Shkëncave Politike ,e Publicitikës tani vjen me librin e ri që pak është shkruar e studiuar tek ne. Ky në fakt është një libër për çdo dashamirës të Psikologjisë, Filozofisë, Shkencave Politike dhe Sociologjisë. Autori me botimin e këtij libri ka treguar qartë së dëshiron që lexuesit,studiuesit, profesorit shqiptar, por edhe Universiteteve e Kolegje t’i sjell si në Kosovë dhe kudo vepra si kjo më interes të madh, që në fakt e studiuar dhe trajtuar pak në hapësirën tonë.
Në këtë libër mund të marrë atë që dëshiron secili lexues e studiues apo profesor i fushavë të Psikologjisë, Shkencave Politike,Filozofisë dhe Sociologjisë, por edhe lexuesi në përgjithësi pa përjashtim.
Për më tepër, veprat individuale nga Makiaveli, Kanti, Herbarti, Dekarti, Spinoza, Aristoteli,Platoni etj rekomandohen në këtë vepër si një orientim i duhur i hyrjes në Psikologjinë Politike sepse ato përmbajnë idetë bazë dhe më të rëndësishme që kanë rëndësi në historinë e zhvillimit të fushës së Psikologjisë respektivisht Psikologjisë Politike.
Libri i autorit Gjon Keka synon të jetë i dobishëm për ata që dëshirojnë të fillojnë të studiojnë Psikologjinë, Shkencat Politike ,Filozofinë ,Sociologjinë etj, pasi është shkruar thjesht dhe kuptueshëm. Megjithatë, kushdo që dëshiron të mësojë më shumë rreth Psikologjisë Politike duhet ta lexojë këtë libër si një udhëzues i dobishëm.
Lexuesit librin e autorit Gjon Keka në ditët në vijim mund të gjejnë në Libraria Dukagjini në Prishtinë.