Ballina Kronika GJKKO heq pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

GJKKO heq pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

50
0

GJKKO ka hequr këtë të premte masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ndërsa ka lënë në fuqi vetëm masën e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve.

Myzyri është nën hetim për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”. Hetimet e thelluara lidhen me një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor, me një vlerë mbi 219 milionë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë.