Ballina Kronika “Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon...

“Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon momentet e fundit të të birit mes lotës: Më takuan dhe…

47
0

Genc Maloku, babai i Andi Malokut i cili humbi jetën në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ka rrëfyer në GJKKO detaje nga ngjarja.

Raportohet se në sallën e gjyqit, Maloku ka rrëfyer se momentin kur i biri e ka telefonuar pasi ishte qëlluar, duke i thënë që ishte keq, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka menduar se gjithçka ka qenë një shaka.

“Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali: “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.
Ka qenë ora 4:00- 5:00. Mendova fillimisht se ishte shaka.

Kam shkuar në spitalin ushtarak, jo te vendi i ngjarjes. Komunikova me djalin. Ai më tregoi se kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi.

Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, pasi më ka ardhur në banesë. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë. Rrumi më tha në fillim se i kishte qëlluar Plarent Dervishi”, tha ai. Ndërkohë Maloku ka treguar se ka zhvilluar takime me familjarët e Redjan Rrajës.

“Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë. Takimi i parë është bërë në Tiranë, takimi tjetër është bërë në Sukth. Biseda ishte që tyë prisnim fillimisht të dilte e vërteta”, tha ai.

Ai ka dëshmuar gjithashtu se në portën e banesës i kishin dorëzuar një USB, ku shihej Redian Rahaja me një kapele dhe një person tjetër.

“Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty, është vëllai i Rrumit. USB e prisha unë”, tha ai.