Ballina Sport “Kam shumë besim te këta lojtarë”, Silvinjo para Serbisë: Ndeshje vendimtare për...

“Kam shumë besim te këta lojtarë”, Silvinjo para Serbisë: Ndeshje vendimtare për ne, por edhe për ata

34
0

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, që ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026. FSHF ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga Silvinjo, ndërsa në orën 11:00 mbahet konferenca për shtyp.

Mungesa e madhe që bie në sy është ajo e Ernest Muçit. Në anën tjetër risia e vetme është Klisman Cake.

Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, ët shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.

Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar.

Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.