Ana Maria Alcalde, e njohur edhe si Hanan dhe e quajtur nga media si “Barbie e Gazës”, është bërë një nga fytyrat më të njohura të misionit ndërkombëtar humanitar që lundron për në Gaza.
Krijuesja 46-vjeçare e përmbajtjes, me origjinë nga Granada, jeton në Ceuta me bashkëshortin e saj, Amin Abdelkader një oficer policie në forcat lokale – dhe gjashtë fëmijët e tyre. Ajo po merr pjesë në një nga njëzet anijet e misionit, i cili transporton gjithsej më shumë se 500 persona, pasi është ngarkuar me ndarjen e informacionit dhe imazheve nga udhëtimi përmes mediave sociale.
Llogaria e saj në TikTok po i afrohet një milion ndjekësve, ndërsa llogaria e saj në Instagram ka rreth 300,000. Ajo studioi Punë Sociale në Universitetin Complutense të Madridit dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në politikat e integrimit.
Më shumë se 20 vjet më parë, ajo u konvertua në Islam, ndërsa sot aktiviteti i saj online përqendrohet në çështje sociale dhe arsimore, duke kombinuar momente personale familjare me përmbajtje rreth të drejtave të njeriut, feminizmit dhe drejtësisë.
Në vitin 2023, Ana Alcalde mori çmimin Lince “Antirracista sin Peros”, dhënë nga Instituto República y Democracia, i cili vlerësoi kontributin e saj në luftën kundër racizmit.
@familiabdelkaderBarcos camuflados a nuestro alrededor. Esperando la interceccion nuevamente♬ sonido original – Familia Abdelkader ????
Deklaratat e saj nga anija kanë shkaktuar reagime: disa e mirëpresin përpjekjen e saj për të nxjerrë në pah zhvillimet, ndërsa të tjerë kritikojnë mënyrën se si ajo krijon përmbajtje.