Ballina Kronika Me shenja dhune e plagë në trup/ Gjendet i vrarë me armë...

Me shenja dhune e plagë në trup/ Gjendet i vrarë me armë zjarri 65-vjeçari në Lezhë

36
0

Një 65-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Tale të Lezhës.

Personi i vrarë është identifikuar si Gjergj Tusha, banues në Pllanë, ndërsa ishte raportuar i humbur nga e bija mesditën e sotme.

Pas orësh kërkime, rreth orës 17:30, 65-vjeçari është gjetur pa shenja jete në breg të lumit Mat, në Pllanë.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.