Publikimi i fotos së Edi Ramës me kryeagjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal, ka bërë shumë bujë në median sociale dhe atë tradicionale.
Fotoja u publikua nga ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos me një paralajmërim të fortë.
“Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”, shkruan Papadopoulos.
Në komentet e rrjetit social X, poshtë postimit të ish-këshilltarit të Trump, bie në sy një reagim i Allison Guerriero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto, por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.
“Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto”, shkruan Guerrero.
Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin atë prej kohësh në duart e tyre.
Pra foton e kanë autoritetet gjyqësore amerikane, FBI-ja dhe sigurisht vetë Edi Rama.
Me një logjikë të ftohtë, i bie që foto nga dalë nga autoritetet amerikane, të cilat e kanë rrjedhur atë tek një personazh i njohur mediatik si përkrahës i lëvizjes MAGA.
A është kjo një nga arsyet se pse Edi Rama anuloi vizitën e tij të planifikuar në Nju Jork?
Fakt është se çështja McGonigal është më e nxehtë se kurrë në SHBA.