Nga Irena Beqiraj
Duhet ta pranojmë: Rama është Kryeministri ynë i parë që performon stand-up comedy. Një zhanër ky luftarak nga natyra, ku një performues i vetëm i drejtohet audiencës. Ai lufton për vëmendjen e saj, për të qeshurat e tyre.
Kur audienca janë gratë patronazhiste dibrane, të qeshurat janë të çiltra e shumë të lehta për t’u fituar.
Por kur audienca janë liderët europianë, nuk mund të sillesh as si mendjemadh dhe as si klloun. Në rastin e parë bëhesh shumë i ngurtë dhe thyhesh; në të dytin, shumë mendjelehtë dhe tretesh.
Sa keq, kur Perëndia ta jep pushtetin ta ushtrosh vetëm në “qiellin dhe në tokën” e Zeqinës, dhe nuk e kupton që autoriteti yt nuk shtrihet deri “në ferrin” e politikës ndërkombëtare!







