Ballina Opinion Tallja nuk është diplomaci, është rrezik!

Tallja nuk është diplomaci, është rrezik!

28
0

Nga Bardh Spahia 

Tallja e Edi Ramës me presidentin e kombit mik dhe aleatit tonë më të rëndësishëm, Donald Trump po bën xhiron e mediave më prestigjoze në botë. Në rastin e prestigjozes Newsweek, kemi të bëjmë me një e-mail drejtuar Shtëpisë së Bardhë për koment mbi këtë gjest të ulët të karagjozit tonë kryeministër.

Kur një kryeministër guxon të tallet publikisht me një president si Donald Trump përpara kolegëve të huaj, ai nuk poshtëron vetëm veten, ai vë në lojë edhe reputacionin e gjithë kombit.

Një individ i papërgjegjshëm i zgjedhur nga kartele narko-terroriste i cili ngatërron talljen me mençurinë, rrezikon të izolojë vendin e vet, të humbasë besimin e aleatëve dhe të hapë dyert për pasiguri të reja.

Kur një kryeministër tallet, është kombi i tij që paguan faturën.

Shqipëria nuk i ka asnjë borxh një individi të pagdhendur e të papërgjegjshëm! Shqipëtarët janë mirënjohës dhe respektues ndaj miqve të mirë.