Ballina Kronika U gjet i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë, hetimet zbulojnë...

U gjet i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë, hetimet zbulojnë të kaluarën e errët të 29 vjeçarit shqiptar

34
0

Të dielën, më 28 shtator 2025, një ngjarje tronditëse ndodhi pranë Anderlechtit, përgjatë një autostrade në Belgjikë. Një trup u gjet i varur nga pjesa e pasme e një tabele rrugore. Fillimisht, kalimtarët menduan se ishte një dekorim për Halloween – por në të vërtetë ishte një trup i pajetë, i lidhur me një litar ose kabllo. Mësohet se viktima është shqiptari Bekim Halilaj, 29 vjec nga Kukësi.

Autoritetet mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe prokuroria hapi hetim për vrasje. Një burim i afërt me çështjen tha se rasti “i ngjan metodave të karteleve meksikane”, një mënyrë ekzekutimi që nuk është parë më parë në kryeqytetin belg.

Ndërkohë, mediat kanë zbuluar se një person me emrin Bekim Halilaj, ka qenë i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për trafik të drogës. Në vitin 2017, Halilaj dhe tre persona të tjerë u arrestuan nga Policia e Hampshire pas një operacioni që zbuloi shpërndarje të kokainës me vlerë mbi 4 milionë paund në Southampton.
Halilaj u kap me drogë dhe para të gatshme në Carrington House – që ishte baza e përgatitjes së drogës – dhe u dënua me 7 vite burg. Banda vepronte ilegalisht në MB dhe kishte ndërtuar rrjete të sofistikuara për fshehjen e drogës.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse trupi i gjetur në Belgjikë është i njëjtë me këtë individ, por autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që kemi të bëjmë me një akt të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar. Hetimet vazhdojnë.