Dorëhiqen kryetarët e 6 Njësive Administrative të Bashkisë Durrës për qytetin dhe kreu i Njësisë së Sukthit. Zëvenësohen nga 7 emra të tinj në detyrë dhe kjo konfirmohet zyrtarisht nga vetë institucioni vendor.
Bashkia konfirmoi sot shtatë dorëheqjes, referuar urdhrit të kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës, nënshtrimit të kontrollit të performancës së tyre dhe emërimit të funksionarëve të rinj vendorë.
Bëhet fjalë për gjashtë njësitë e qytetit dhe atë të Sukthit, teksa publikohen edhe emrat e administratorëve të rinj të emëruar.
Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të qytetit të Durrësit kanë dhënë dorëheqjet dhe janë zëvendësuar. Administratorët e sapoemëruar në njësitë administrative të qytetit të Durrësit dhe njësisë administrative Sukth janë:
-Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
-Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani
-Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
-Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
-Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
-Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku
-Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj