Ballina Slider Armando Duka hap televizionin e tij: FSHF TV

Armando Duka hap televizionin e tij: FSHF TV

28
0

Armando Duka, që prej kohësh është president i FSHF, tashmë ka vendosur të zgjerojë perandorinë e tij – nga stadiumet bosh, tek ekranet plot.

Në emër të FSHF, është hapur kanali i ri televiziv “FSHF TV”, që do të transmetojë 24 orë në 24 vetëm atë që sheh Duka me sy dhe dëgjon me veshë.

“Objektivi u realizua”, tha presidenti gjatë inspektimit të studios televizive, duke shtuar se më në fund futbolli shqiptar do të ketë një ekran që nuk kritikon, nuk bën pyetje dhe nuk gabon asnjëherë… përveç kur fiket rryma.

Në këtë mënyrë, pas bankës, fushës, biletës, arbitrit dhe federatës, futbolli shqiptar ka tani edhe televizionin e vet… sigurisht, me “regjinë” e Armando Dukës.