Ballina Sport Del Piero: Milanin e shoh pretendent për titull

Del Piero: Milanin e shoh pretendent për titull

12
0

Alessandro Del Piero foli për ndeshjen e nesërme Juventus–Milan në “Allianz Stadium”: “Do të jetë një duel i fortë dhe i bukur. Jemi ende herët për këtë sezon, por ky është test i mirë për të dyja skuadrat, për të parë gjendjen e tyre aktuale”.

Ai komentoi ngarkesën e Juventusit, edhe në Champions League: “Të luash në Champions nuk sjell më shumë presion. Kur ke një ndeshje në javë, duhet të bësh më të mirën, kështu që edhe Milani ka përgjegjësi të madhe. Për mua, të dyja skuadrar janë të kompletuara”.

Për Milanin: “Pa Kupat e Europës, mund të jetë kandidat për titull. Ka mundësi të përgatitet mirë dhe lojtarë fizikisht gati, si Rabiot, Modric, Leao e Saelemaekers. Është skuadër e strukturuar mirë”.

Për Juventusin: “Situata duket e menaxhuar mirë, por mungesa e vazhdimësisë më shqetëson.

E rëndësishme është që të gjithë ta përballojnë presionin, sepse zëvendësuesit shpesh i vendosin ndeshjet”.