Ballina Kronika Dy djemtë e Selimllarit në gjendje të dehur shkaktuan rrëmujë në një...

Dy djemtë e Selimllarit në gjendje të dehur shkaktuan rrëmujë në një lokal nate në ish Bllok

0
27

Detaje të reja zbardhen lidhur me arrestimin e dy djemve të ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari.

Dy djemtë e Selimllarit, Deni dhe Kejni Selimllari, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan në orët e para të mëngjesit sot (4 tetor), pasi goditën me grushte një efektiv policie.

Më pas gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin Nr.2 në Tiranë, ata shkaktuan rrëmujë. Dy vëllezërit thyen kamerat e sigurisë dhe dëmtuan derën e Komisariatit, ndërsa kërcënuan policët që ndodheshin atje.

Po si nisi e gjithë ngjarja me dy djemtë e Selimllarit që përfunduan me pranga?

Burime për News24 bëjnë me dije se Deni dhe Kejni Selimllari, ndodheshin në një nga lokalet e natës në zonën e njohur të Bllokut në kryeqytet, në gjendje të dehur. Të rinjtë kishin filluar të bërtisnin dhe të shkaktonin rrëmujë brenda lokalit, duke shqetësuar klientët dhe stafin.

Më pas kamarierët janë detyruar t’i nxjerrin jashtë për shkak të sjelljes së tyre të papërshtatshme. Por edhe pasi janë nxjerrë jashtë, situata nuk është qetësuar. Djemtë kanë vijuar me zhurma, britma dhe ofendime në rrugë.

Në ato momente është afruar një punonjës policie, i cili u përpoq t’i qetësonte, por është përballur me sjellje të dhunshme nga të rinjtë. Sipas raportimeve, ata kanë ofenduar dhe më pas kanë goditur me grushte efektivin e policisë. Menjëherë është thirrur patrulla e Komisariatit Nr. 2, e cila ndërhyri dhe i shoqëroi të rinjtë në ambientet e komisariatit.

Por edhe atje, sjellja e tyre ka vijuar të jetë e dhunshme. Ata kanë thyer një kamerë sigurie, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kërcënuar punonjësit e policisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./News 24