Ballina Sport Ecuria e frikshme, Haaland i afrohet rekordit të Messit

Ecuria e frikshme, Haaland i afrohet rekordit të Messit

25
0

Erling Haland u bë para pak kohësh lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola në Ligën e Kampionëve, muajin e kaluar. Kjo kuotë për të erdhi në paraqitjen e tij të 49-të, duke thyer rekordin e Van Nistelroit prej 50 golash në 62 ndeshje.

Tani ka në shënjestër rekordin e Lionel Mesit, që duket se nuk do ta ketë të gjatë. Argjentinasi është lojtari më i shpejtë që ka arritur 60 gola në garën më të madhe të futbollit evropian për klube. Ai e arriti këtë, në 80 ndeshje. Dygolëshi i Haland kundër Monakos të mërkurën, do të thotë se ai është në 52 gola, pas vetëm 50 ndeshjesh.

Por lojtari i Kombëtares norvegjeze nuk mundi ta fshihte zhgënjimin e tij, pasi Siti nuk fitoi dot, duke pësuar një penallti në fund të ndeshjes për të mos shkuar dot përtej barazimit 2-2. “Nuk është mjaftueshëm ajo që donim – tha Haland -.”Duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjen tjetër. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë”. Golat e norvegjezit i dhanë Sitit dy herë epërsinë në “Stadium Louis II”.

Ai i kaloi vizitorët në epërsi në minutën e 15-të, por Jordan Teze barazoi rezultatin tre minuta më vonë. Haland goditi përsëri në minutën e 44-të, por kur Gonzalez u penalizua për një ndërhyrje, Dajer e shndërroi në gol goditjen nga pika e bardhë.