Ballina Ekonomia ​Eksperti: Rritja e çmimit të banesave në Shqipëri do të vijojë

​Eksperti: Rritja e çmimit të banesave në Shqipëri do të vijojë

16
0

Raporti i stabilitetit financiar i Bankës së Shqipërisë tregon se gjatë vitit të fundit, çmimet e banesave kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Ndërkohë, numri i pronave të pa shitura ka vijuar të ulet, por koha mesatare e shitjes është zgjatur, duke reflektuar një treg më selektiv.

Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Armelida Shtiza, thekson se qendra e Tiranës dhe zonat bregdetare janë shndërruar tashmë në tregje me dimension ndërkombëtar.

“Mendohet që deri në 2030, qendra e Tiranës, si zona kadastrale të frekuentuara edhe nga investitorë të huaj do ta shtojë dhe 45 deri në 60 për qind rritjen”, thotë ekspertja.

Ekspertja bën një ndarje mes ecurisë së çmimeve në kryeqytet dhe bregdet, krahasuar me zonat periferike të Tiranës. Ajo shpjegon arsyet që kanë sjellë një pakësim të pronave në treg gjatë muajve të fundit.

“Është vetë fakti që po ecin në një vlerësim e tatim fitimit që pritet në janar 2026-të që nga 15% tatim fitimi do të bëhet tek 5%“, deklaron Shtiza.

Një tjetër prirje e vërejtur është orientimi i qytetarëve për t’i përdorur pronat e tyre në formë qiraje ditore.

“Tani ato vet i punojnë me airbnb dhe booking. Kjo arsye i ka frenuar dhe për shitje sepse shikojnë kapitale në rritje çdo vit e më shumë të vlerave financiare të tyre personale”, nënvizon ekspertja e pasurive të paluajtshme, shkruan RTSh.

Sipas ekspertes, pritet një ecuri pozitive e tregut në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, ndërsa në periferitë e Tiranës çmimet parashikohen të rriten në mënyrë më të moderuar, deri në 10%.