Në Spanjë po ngjall shumë diskutime mënyra se si Xabi Alonso po menaxhon talentin brazilian Endrick.
Sulmuesi 18-vjeçar, i transferuar nga Palmeirasi me shumë pritshmëri, ende nuk ka debutuar këtë sezon nën drejtimin e trajnerit spanjoll.
Arsyeja kryesore është konkurrenca e madhe në repartin ofensiv, ku Kylian Mbappé është i padiskutueshëm, ndërsa edhe Gonzalo García, produkt i akademisë së Realit, i ka zënë vendin falë paraqitjeve të mira në Botërorin për Klube.
Situatën e Endrick e ka ndërlikuar edhe një dëmtim në fund të sezonit të kaluar, që e pengoi të merrte pjesë në përgatitjet verore me skuadrën. Tashmë ai është rikuperuar plotësisht, por vazhdon të mbetet në stol, në pritje të minutave të para në fushë.
Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e janarit talenti brazilian të kërkojë huazim në një klub tjetër për të gjetur hapësirë dhe ritëm loje. Qëllimi i tij është i qartë: të bindë Carlo Ancelottin dhe stafin e kombëtares braziliane për t’u përfshirë në listën e Botërorit të ardhshëm.