Ballina Politika Ermal Hasimja njofton Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

Ermal Hasimja njofton Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

31
0

I përfolur si kandidatë për Bashkinë e Tiranës, Ermal Hasimja ekskluzivisht për Euronews Albania, bëri të ditur se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës gjatë intervistës, duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë.

Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur emrin e tij si një kandidat i pavarur dhe përbashkues për opozitën.

“Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”.