Ballina Kronika Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe...

Gjendet në Tapizë një makinë e djegur, brenda saj dy automatikë dhe një krehër

22
0

Një automjet tip “Peugeot” është gjetur plotësisht i djegur në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve në Tapizë.

Makina e djegur është gjetur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes (3 Tetor).

Gjatë këqyrjes, në brendësi të makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Sipas burimeve të Syri Televizion, mjeti në fjalë dyshohet se është e autorëve të vrasjes së 65 vjecarit Gjergj Tusha, i cili u gjet i vrarë pranë hidrovorit në Talë pasditen e së premtes (4 Tetor).

Blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.

Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.