Ballina Aktualitet IKMT rikthen fadromat në Theth, pritet shembja e 35 objekteve pa leje

IKMT rikthen fadromat në Theth, pritet shembja e 35 objekteve pa leje

25
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer këtë të shtunë në mëngjes fadromat në Theth për të vijuar aksionin e prishjes së objekteve pa leje.

Sipas raportimeve, në këtë fazë parashikohet të shemben rreth 35 ndërtime të paligjshme. Aksioni është pjesë e nismës së nisur në korrik 2025 nga Kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet IKMT-së paralajmëroi prishjen e hapësirave të zaptuara në zona të ndryshme të vendit, me theks të veçantë në Theth.