Ndërsa opozita vijon të mos ketë asnjë kandidat për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Edi Rama ka kaluar në një fazë tjetër të fushatës: interviston të vetët në podcast.
“Flasim”, podcasti i Kryeministrit, e ka rikthyer nesër më 5 tetor me një episod ku e ftuara e parë është pikërisht kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
Një nisje simbolike për një garë që për disa ende nuk ka filluar.
Në videon e publikuar, Rama e prezanton Manastirliun si kryetaren e ardhshme të bashkisë. Ndonëse zgjedhjet ende nuk janë mbajtur kreu i qeverisë ka dhënë tashmë verdiktin. Opozita? Ende në kërkim të emrave. Ndoshta edhe të një mikrofoni.