Prince William është i përkushtuar që të sigurojë për fëmijët e tij një jetë familjare të qetë dhe të qëndrueshme, të cilën ai nuk e pati gjatë fëmijërisë. Në episodin e 3 tetorit të serialit The Reluctant Traveler në Apple TV+, i moderuar nga Eugene Levy, Princesi i Uellsit jep një nga intervistat më të hapura të jetës së tij, duke folur për fëmijërinë, kohën me Kate Middleton dhe detyrën e tij si i ardhshmi Mbret i Anglisë.
William, 43 vjeç, pranon se një pjesë e agjendës së tij si monark do të jetë “ndryshimi për të mirën”, por në shtëpi, me Kate dhe tre fëmijët e tyre, Prince George, 12 vjeç, Princess Charlotte, 10, dhe Prince Louis, 7, fokusi është stabiliteti dhe dashuria familjare.
Kur Levy e pyet për dëshirën e tij që fëmijët të kenë një jetë të zakonshme në shtëpi, William pranon se kjo nis me trashëgiminë e nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana. Ai thekson: “Është shumë e rëndësishme që ajo atmosferë të krijohet në shtëpi. Duhet të ketë ngrohtësi, siguri, dashuri”. Megjithatë, ai kujton se prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte 8 vjeç, ndaj periudha e fëmijërisë së qetë ishte e shkurtër.
Diana dhe Princi Charles u martuan më 29 korrik 1981, por martesa u tensionua shpejt për shkak të tradhtive të shumta. Çifti njoftoi ndarjen në 1992 dhe divorci u finalizua më 28 gusht 1996, pas një periudhe të gjatë trazirash dhe intervistash bombastike mediatike që shënjuan historinë e familjes mbretërore.