Ballina Kulturë Promovim i trashëgimisë kulturore përmes teknologjive digjitale

Promovim i trashëgimisë kulturore përmes teknologjive digjitale

19
0

Qendra MEET dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë organizuan një aktivitet kulturor në Qendrën Muzeale “Tuma e Kamenicës”.

Aktiviteti me titull “Arkeologjia Digjitale: Fotogrametri, Terrene 3D dhe Ture Virtuale në Qarkun e Korçës”, ishte pjesë e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore dhe solli më afër publikut vlerat arkeologjike, historike dhe kulturore të Qarkut të Korçës, shkruan atsh.

Programi përfshinte: prezantime nga arkeologë, përfshirë specialistë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), ture me guidë në vend, diskutime mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore përmes teknologjive inovative digjitale e tjerë.

Tuma e Kamenicës, ku u realizua ky event, është një sit arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme që i përket periudhës së Bronzit, i njohur si një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë në Shqipërinë Juglindore dhe në Ballkan.