Ballina Aktualitet Skema e tjetërsimit të pronave dhe vrasje, arrest me burg për vëllain...

Skema e tjetërsimit të pronave dhe vrasje, arrest me burg për vëllain e deputetit dhe vëllain e “Rrumit”

32
0

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 5 të arrestuarit gjatë një aksioni që u zhvillua tri ditë më parë në Durrës.

SPAK zbuloi një skemë masive të tjetërsimit pronash në bregdet nga një grup kriminal që drejtohej nga Aleksandër Laho si dhe zbardhi vrasjen e Edmir Bregut që dyshohet se u urdhërua nga Astrit Avdyli, kreu i grupit kriminal Avdyli me bazë në Shijak.

Të dyshuarit dhe masat:

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos (Rrumit) – arrest në burg
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së Loer Kume – arrest në burg
Vlash Brahja – arrest në burg
Astrit Avdyli alias Astrit Balliu – arrest në burg
Edlira Avdylaj – ndalim i daljes jashtë shtetit