Ballina Sport Superndeshjet ndezin fundjavën spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga

Superndeshjet ndezin fundjavën spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga

13
0

Kjo fundjavë premton emocione të mëdha për tifozët e futbollit anembanë botës, me disa nga përballjet më të zjarrta të sezonit që pritet të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe Portugali, të gjitha transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në Shqipëri, në një maratonë të mirëfilltë sportive.

JUVENTUS – MILAN

Një klasik i Serie A që gjithmonë tërheq vëmendje të veçantë. Bardhezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndërsa Milani shkon në Torino për të ruajtur ritmin në garën për titullin në këtë fillimsezoni fantastik. Dy ekipe me histori, krenari dhe objektiva të mëdha, në një ndeshje që vlen gjithmonë shumë.

FIORENTINA – ROMA

Një tjetër duel emocionues në Itali.  E pandalshme Roma nën drejtimin e Gasperinit, e vendosur të luftojë për kreun e renditjes, shkon në Firence të përballet me “Violën”, në një sezon që ka nisur aspak mirë për një prej skuadrave më luftarake të Serie A.

DORTMUND – LEIPZIG

Në Bundesliga, dueli mes dy prej skuadrave më të forta të viteve të fundit premton gola, ritëm dhe intensitet. Dortmund kërkon të mbajë aktive garën për kreun, ndërsa Leipzig synon të tregojë forcën në transfertë.

E.FRANKFURT – BAYERN

Një test i vështirë për rekordmenët e pandalshëm të Bayern, që përballen me një Frankfurt gjithmonë të rrezikshëm në shtëpi, teksa Harry Kane, i papërmbajtshëm, tenton të thyejë rekordin historik si golashënuesi më i mirë  i Bundesliga…

PORTO – BENFICA

Derbi i madh i Portugalisë! Një përballje që ndan vendin më dysh, ku emocionet nuk mungojnë kurrë. Me betejën për titull që ka hyrë në një zonë të zjarrtë, kjo sfidë mund të jetë përcaktuese për ecurinë e sezonit.

Futbolli i yjeve është i gjithi në Tring Sport dhe kjo fundjavë është për t’u ulur përpara ekranit dhe për të shijuar spektaklin.

Bëhu edhe ti pjesë e lojës duke përfituar nga oferta promocionale dhe Sportifikohu me Tring!