Policia e Vlorës ka gjetur një armë zjarri, me të cilën është vetëplagosur një person. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. M., i cili pas ngjarjes fshehu armën e zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
“Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2025, në qytetin e Vlorës, ku një 36-vjeçar, O. A., u vetëplagos me armë zjarri dhe shoku i tij, G. M., pas ngjarjes fshehu armën e zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar veprimet për gjetjen e armës së zjarrit, tip pistoletë, të dyshuar të përdorur në ngjarje.
Arma e zjarrit e cila posedohej pa leje, e markës Ekol Special, u gjet në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në një rrugicë, e fshehur mes luleve, dhe u sekuestrua së bashku me një gëzhojë të gjetur në vendin e ngjarjes. Materialet shtesë do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.