Ballina Kronika Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Familja me 5 anëtarë dërgohet...

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Familja me 5 anëtarë dërgohet në Spitalin e Traumës

41
0

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë zonës së Klosit, ku dy automjete, një Volkswagen dhe një Audi, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të familjes Kurti, të cilët ndodheshin në njërën prej makinave. Të lënduarit janë identifikuar si:

• Ismail Kurti, 50 vjeç
• Luiza Kurti, 49 vjeç
• Dile Kurti, 53 vjeç
• Adelina Kurti, 22 vjeç
• Devis Kurti, 28 vjeç

Fillimisht, të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit. Por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur t’i transferojnë në

Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa familjarët dhe banorët e zonës janë tronditur nga ngjarja e rëndë.