Ballina Europë Alarm dhe bllokim fluturimesh për 6 orë/ Shkak kontrabandë e cigareve, shkaktuan...

Alarm dhe bllokim fluturimesh për 6 orë/ Shkak kontrabandë e cigareve, shkaktuan luftë…

14
0

Të paktën 25 balona të përdorura nga kontrabandistët për të transportuar cigare nga Bjellorusia në Lituani, shkaktuan probleme në aeroportin e Vilniusit mbrëmë, thanë autoritetet lokale.

“Fluturimet u pezulluan në aeroportin e Vilniusit nga ora 22:15 e së shtunës dhe deri në orën 04:40 të mëngjesit të së dielës”, tha për AFP-në Darius Buta, një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave, duke shtuar se rreth 30 fluturime u vonuan, u anuluan ose u detyruan të uleshin diku tjetër.

Rreth 25 balona shkelën hapësirën ajrore lituaneze, dy prej të cilave pranë aeroportit të Vilniusit, tha zëdhënësi (pika e dritës në video). Sipas Butës, njëmbëdhjetë balona të ngarkuara me pako cigaresh të kontrabanduara u gjetën këtë mëngjes.

Balona të tilla kishin zbritur më herët këtë vit në Lituani, madje edhe në aeroport nga viti 2024. Rojet kufitare kanë të drejtë t’i rrëzojnë ato.

Kontrabandistët përdorin balona meteorologjike për të transportuar cigare bjelloruse dhe për t’i shitur ato në Bashkimin Evropian, ku duhani është më i shtrenjtë.

Lituania ka regjistruar 966 balona të tilla që kanë hyrë në vend vitin e kaluar dhe 544 këtë vit, sipas Butës.

“Përdorimi i dronëve dhe balonave meteorologjike nga kontrabandistët konsiderohet aktivitet kriminal, por jo një akt sabotimi apo provokimi”, tha zyrtari.