Ballina Sport Bayerni kërkon pasardhësin e Neuer, në shënjestër portieri i Milanit

Bayerni kërkon pasardhësin e Neuer, në shënjestër portieri i Milanit

22
0

Bayerni i Mynihut është në kërkim të pasardhësit të Manuel Neuer.

Portieri legjendar gjerman po i afrohet daljes në pension dhe klubi po kërkon aktivisht një zëvendësues.

Sipas mediave gjermane një nga emrat e parë në listën e gjigandëve gjermanë është Mike Maignan, që aktualisht është pjesë e Milanit.

Kontrata e portierit francez me kuqezinjtë skadon në vitin 2026 dhe bisedimet për një rinovim me klubin italian janë ftohur disi. Bayerni mund të nisë një tentativë në janar dhe të bindë “Magic Mike” të nënshkruajë falas në fund të sezonit.