Ballina Lifestyle George Clooney zbulon sekretin e famës: çfarë mësoi nga e ëma Rosemary

George Clooney zbulon sekretin e famës: çfarë mësoi nga e ëma Rosemary

29
0

George Clooney, 64 vjeç, ka treguar se përvojat e tij familjare dhe mësimet nga të afërmit ndikuan në mënyrën si e sheh famën dhe karrierën. Aktori foli gjatë një seance pyetje-përgjigje pas shfaqjes së filmit të ri Jay Kelly në Festivalin e 63-të të Filmit në Nju Jork, duke kujtuar historinë e të ëmës së tij, Rosemary Clooney, këngëtare shumë e njohur.

“Te e ëma ime Rosemary, e cila ishte një këngëtare shumë e famshme që në moshën 19 vjeç, mësova se fama nuk varet vetëm nga ti,” tha George. Ai kujtoi se përparimi i rock and roll-it ndryshoi skenën muzikore dhe karriera e të ëmës së tij u ndërpre papritur. “Ajo e përballoi keq këtë situatë, u var drogës dhe alkoolit dhe bëri gjëra të gabuara, dhe duhej të prisnin rreth 40 vjet për të rikthyer karrierën.”

George shtoi se mësimi kryesor nga kjo përvojë ishte të kuptosh sa pak ka të bëjë fama me ty dhe sa shumë me rrethanat, skenarin, regjisorin dhe aktorët e jashtëzakonshëm që janë pjesë e projektit.

Filmi Jay Kelly, i regjisorit Noah Baumbach, tregon historinë e aktorit të famshëm Jay Kelly (luajtur nga Clooney) dhe menaxherit të tij Ron (Adam Sandler), ndërsa udhëtojnë në Europë dhe përballen me zgjedhjet e jetës, marrëdhëniet dhe trashëgiminë që do të lënë pas. Në kast përfshihen edhe Laura Dern dhe Billy Crudup.

Filmi konsiderohet rikthimi i parë i Baumbach pas White Noise (2022), dhe premton të sjellë një rrëfim të thellë mbi jetën, famën dhe ndikimin e të afërmve në karrierë.