Manchester City ka fituar 0:1 në transfertë ndaj Brentford, ndeshja e fundit e javës së shtatë në Premier League.
“Qytetarët” e nisën mjaft mirë takimin, duke gjetur golin pas 9 minutash lojë.
Erling Haaland tregon gjithë klasin dhe forcën e tij, duke dërguar topin në rrjetë, pas topit të gjatë të marrë nga Gvardiol. Në minutën e 22-të, Rodri lë fushën e lojës i dëmtuar.
Për spanjollin dukej një dëmtim muskulor, duke kthyer makthin e sezonit të kaluar, ku qëndroi shumë kohë jashtë fushës.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Man. City-n. Në fillim të pjesës së dytë, Brentford pati një shans të artë për të barazuar shifrat, por Gigio Donnarumma bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj sulmuesit vendas, Igor Thiago.
Rezultati përfundimar, Brentford 0-1 Man. City. Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e pestë me 13 pikë, 3 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë.