Ballina Aktualitet ‘Je shumë simpatike’, reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së piranjave,...

‘Je shumë simpatike’, reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste…

39
0

Një ditë më parë drejtuesit e emisionit investigativ Piranjat reaguan pas deklaratave të Ministrit të Ramës Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja.

“Je shumë simpatike!” Kjo ishte mënyra se si ministri Ervin Demo, ish kryebashkiak i Beratit i përgjigjet pyetjeve të gazetares së Piranjave.
A është kjo etika që do duhej të kishte një ministër? A është seksizmi tashmë i normalizuar në qeverinë shqiptare?. Këto ishin pyetjet që shtronin drejtuesit dhe gazetarët e Piranjave.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ndaj kësaj sjellje të ministrit të Ramës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

Në një reagim të publikuar ata shprehen se, “një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza”.

Reagimi i plotë i,  Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Në lidhje me komentet seksiste të ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo ndaj gazetares Luela Gaxhja

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon qëndrimin e papërshtatshëm të ministrit të Pushtetit Vendor, z. Ervin Demo, ndaj gazetares së emisionit investigativ “Piranjat”, Luela Gaxhja, të cilës gjatë një pyetje për një çështje me interes publik ai iu drejtua me fjalët: “Je shumë simpatike”.

Ky koment, përbën një sjellje të papranueshme seksiste, e cila tenton të zhvendosë vëmendjen nga pyetja profesionale e gazetares dhe ta reduktojë rolin e saj në terren. Një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve të medias, jo autor i sjelljeve që minojnë dinjitetin e gazetareve vajza.

AGSH rikujton se çdo formë e trajtimit, seksist apo poshtërues ndaj gazetareve, është në kundërshtim me standartet etikë, standardet e Këshillit të Europës dhe angazhimet e Shqipërisë për barazi gjinore dhe lirinë e medias.

Ne i bëjmë thirrje Ministrit Demo që të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares Luela Gaxhja dhe të reflektojë mbi gjuhën dhe sjelljen e tij në raport me mediat. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të respektojnë rolin e gazetarëve si kontrollues të pushtetit dhe garant të transparencës.