Ballina Politika “Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e...

“Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

27
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar.

Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete.

Postimi i plotë:

PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS

Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik.

Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj. Ishte shumë e lehtë të gjeje gjurmët e plagjiaturës, sikurse dhe “gafa” shkencore.

Por për t’u bindur ia dorëzova konkluzionin një faqeje të posacme që identifikon shkallën e plagjiaturës (Plagiarism checker).

Rezultati:

Vetëm një pjesë e skanuar e Hyrjes dhe 91% e punimit del e kopjuar. Zonja në fjalë që ishte dhe Ministre e Arsimit do luftonte plagjiarizmin me demek.

Nuk po futem tek përmbajtja e temës, se ajo tregon qartë gjëmën që i bënë këta të gjithë bashkë me Manastirliun SHARRËS me inceneratorin.