Ballina Kronika Pistoletë, karabinë dhe çifte, “Befasi” arreston një person në Lezhë

Pistoletë, karabinë dhe çifte, “Befasi” arreston një person në Lezhë

20
0

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38 vjeçar në zonën e Lezhës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit “Befasia” është vënë në pranga shtetasi B.N. si poseduesi i disa armëve.

Gjatë kontrollit në banesën e 38 vjeçarit në fshatin Pllanë, policia ka gjetur një pistoletë, një pushke dhe një armë gjahu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.