Ballina Kronika Po ndiqej nga “Shqiponjat”, një person përplas disa mjete në Sauk. Plagosen...

Po ndiqej nga “Shqiponjat”, një person përplas disa mjete në Sauk. Plagosen rëndë efektivi dhe e shoqja

26
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja.

Raportohet se më pas ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor.

Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes.

Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.

INFORMACION I DETAJUAR:

Policia e Tiranës jep detaje në lidhje me ngjarjen në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet, ku dy persona, burrë e grua mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave, forcat Shqiponja kanë tentuar të ndalojnë në mjet ku udhëtonte shtetasi Imer Krrashi, pasi kishin informacione se ai udhëtonte i armatosur.

31 vjeçari nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.