Ballina Aktualitet Tjetër dramë në familjen e 13-vjeçares në Korçë, motra e vogël asfiksohet...

Tjetër dramë në familjen e 13-vjeçares në Korçë, motra e vogël asfiksohet nga zjarri

19
0

Një incident i dytë ka ndodhur këtë dielë në banesën e 13-vjeçares, e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i pallatit në përpjekje për t’i shpëtuar një situate të tensionuar në familje.

Sipas banorëve të zonës, një shkëndijë elektrike në dush ka shkaktuar një zjarr në apartament. Në ato momente, vajza 12-vjeçare, motra më e vogël e të miturës që u hodh nga pallati, ka mbyllur derën e shtëpisë duke mos lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke rrezikuar asfiksimin.

“E pranojmë, vajza mbylli derën dhe nuk i la zjarrfikësit të futeshin brenda. Mund të kishte pasur pasoja të rënda. U përhap tym i madh, por për fat të mirë, zjarrfikësit ndërhynë sërish dhe e shuan zjarrin për herë të dytë,” – thonë banorët e lagjes.

Landi Gura, qytetari që shpëtoi 13-vjeçaren ditën e djeshme, rrëfen për Euronews Albania momentet dramatike kur arriti të ndërhyjë në kohë.

“Unë për momentin isha në klub, e lashë gotën, e vajta. Unë i dola para si mbesën time të vogël. Nga llamarina ra në duart e mia, shpëtoi. Unë çava vetëm dorën. Nuk fola dot me vajzën, çupë e vogël, rastisa, të gjithë burrat këtu vetëm llafe bënin, unë hyra si shqiponja e prita. Goca nuk ishte e lënduar. Në fytyrë nuk kishte lëndime përveç buzës pak. Nga këmbët nuk e di,” – tha Gura.

Ndërkohë, një tjetër komshi i zonës rrëfen shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhen fëmijët dhe situatën problematike të familjes.

“Isha në shtëpi por e pashë kur ishte në tokë. Kjo familje i ka bërë e ëma problematike dhe i vijnë nga i ati që ka në burg. Ndodhi një shkëndijë elektrike sot në bojler. Vajza mbylli derën zjarrfikëses. Erdhën e shuajtën për herë të dytë, kishte tym, mund të asfiksohej. Ajo thotë, do e bëj siç bëri motra’,” -tha komshiu.