Ballina Kronika Arrestohen tre persona në Fushë-Krujë për armëmbajtje pa leje

Arrestohen tre persona në Fushë-Krujë për armëmbajtje pa leje

36
0

Në kuadër të një aksioni që u zhvillua dje në Fushë-Krujë, u arrestua një 38-vjeçar që lëvizte me armë pa leje dhe dy miqtë e tij që udhëtonin në të njëjtën makinë.

Të arrestuar janë Egeralt Mziu, Enis Dema dhe Ilir Dobrozi.

Njoftimi

Tiranë/Finalizohet operacioni “Flagranca 3”, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës kundër armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me pistoletë në automjet, në fshatin Luz, Krujë, arrestohet 38-vjeçari.

Në pranga edhe 2 pasagjerët në këtë automjet, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me objektiv identifikimin e shtetasve, të cilët duke lëvizur të armatosur cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca 3”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjerë 2 të arrestuarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.