Ballina Kronika Kontrolle në hotelin “Blu Sky” të Kristo Qiriçit. Policia heton lidhjet e...

Kontrolle në hotelin “Blu Sky” të Kristo Qiriçit. Policia heton lidhjet e mundshme me atentatin ndaj Isuf Jacajt

57
0

Policia ka ushtruar kontrolle në hotelin “Blu Sky” në pronësi të Kristo Qiriçit, vëllai i biznesmenit të vrarë në Tiranë, Edmond Papa, pasi dyshohet se objekti mund të ketë lidhje me atentatin me eksploziv ndaj Isuf Jacajt.

Gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar dhe marrë në pyetje dy nipat e Qiriçit, të cilët pas disa orësh janë lënë të lirë. Po ashtu, janë shoqëruar edhe persona të lidhur shoqërisht me Ervis Lamin, i njohur si bashkëpunëtori kryesor i Kristo Qiriçit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vrasja e Isuf Jacajt mund të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë në disa pista.