Ballina Aktualitet Masakra në gjykatën e Apelit, reagon ministrja e Brendshme Albana Koçiu: Dënoj...

Masakra në gjykatën e Apelit, reagon ministrja e Brendshme Albana Koçiu: Dënoj me forcë këtë akt barbar, autori u ndalua menjëherë! Kemi angazhuar ekspertët më të mirë…

23
0

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar pas masakrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë ku mbeti i vdekur gjyqtari Astrit Kalaj.

Ministrja Koçiu teksa ka dënuar aktin e rëndë, ka theksuar se forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.