Ballina Kosovë Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më...

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë

33
0

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale. Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Raportohet se Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike. Ai shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan më 14 qershor 2023 nga forcat serbe në veri të vendit.

Policia e cilësoi këtë si “rrëmbim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Policia e Kosovës bëri të ditur në atë kohë se “ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës”, në komunën e Leposaviqit.